Nëse i mblidhni votata e PDSH, DR dhe RDK, ata si opozitë e fitonin BDI-në në vitin 2011, por nuk u bashkuan. Në vitin 2016, ne si opozitë sërish kishim më shumë vota por nuk ishim të bashkuar. Edhe në 2020 si opozitë kishim më shumë vota, por nuk ishim të gjitha partitë e opozitës bashkuar.
Besoj se tani do të ndodh ndryshimi, pasi për herë të parë jemi bashkë të gjitha partitë politike shqiptare në opozitë. Kështu tha sonte Arben Taravari, lider i ASH-së dhe kandidati për president i koalicionit “VLEN” në Syri.tv në Shqipëri me gazetarin Çim Peka.
“Asnjëherë si tash shqiptarët nuk kanë shumë pole, por vetëm dy. Opozita është e bashkuar dhe VLEN i fiton zgjedhjet absolutisht. Nuk e di ta them diferencën, dy apo pesë deputetë, por fitues do jemi pa dyshim pasi këtë e don edhe votuesi shqiptarë”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Popullata shqiptare e pret ndryshimin dhe tani është momenti, shtoi Taravari duke theksuar se tani BDI-së po i ndodh erozioni i brendshëm.