Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin e fundit në TëVë1, duke folur për marrëdhëniet mes Kurtit dhe Ramës, ka thënë se dy vendet Shqipëri-Kosovë vitet e fundit kanë nënshkruar marrëveshje të shumta njëri me tjetrin. Ai shtoi se përkundër kësaj shohim një ftohje mes dy liderëve.
“Shqiptarët jashtë Kosovës dhe Shqipërisë shprehin dëshirën që Edi Rama dhe Albin Kurti të bashkëpunojnë. Në qoftë se ka një sinkronizim të mirë mes tyre, kjo do të reflektohet në të gjithë trojet shqiptare ku ka organizim të shqiptarëve dhe takimet e shpeshtuara do të kenë një ndikim pozitiv”, ka deklaruar Taravari.