Categories: LajmePolitika

Taravari shpërthen kundër Osmanit për Planin 9 pikësh të OSBE-së për Kosovën: Ke keqpërdorur pozicionin për t’i bërë argatin Serbisë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në lidhje me planin 9 pikësh të OSBE-së, për Kosovën.

Taravari shkruan se Qeveria e Kosovës ka zbuluar dje se në fakt ky plan është shkruar nga dora e Bujar Osmanit dhe jo nga ndërkombëtarët.

“Jam i shokuar të kuptoj se Osmani, si kryesues shqiptar i OSBE-së, ka keqpërdorur pozicionin e tij për t’i bërë argatin Serbisë duke bërë te vetat kërkesat e Beogradit.
Plani 9 pikësh i Bujar Osmanit ka kërkuar tërheqjen e policisë speciale të Kosovës, nga territori legjitim i Kosovës. Ai ka kërkuar poashtu dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore.
Dokumenti i Bujar Osmanit ka kërkuar që të mos qëndrojnë në veri ata heronjë që na bënë krenarë të gjithëve në rastin e sulmit të Vuçiqit në Banjskës, ku u vra nga terroristët serbë polici dëshmor Afrim Bunjaku.
Fatmirësisht mendoj, qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar planin e Bujar Osmanit, sepse po të ishte pranuar ai plan, bandat e Vuçiçit nuk do të kishin gjetur rezistencë.
Na vjen të gjithëve vështirë, kur një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, siç është Bujar Osmani, mban qëndrime të tilla antikombëtare në rastin e Kosovës”, thuhet në reagimin Arben Taravarit.

Admin01

Recent Posts

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna…

28 minutes ago

Filipçe: Qeveria nuk mund ta menaxhojë situatën me zjarret në deponitë, Aziri dhe Toshkovski të japin dorëheqje

Sa herë që kryeministri gjendet në një situatë ku nuk mund të menaxhojë dhe nuk…

3 hours ago

AKI: Kushëriri i Izet Mexhitit me tenderë po i hap rrugë botës serbe në Maqedoni

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ngre alarmin për një skandal të nivelit më të lartë,…

4 hours ago

Ai që ngrihet duke i shitur shokët akuzon për sallta

Shkruan: Liridon Ramadani Njëri po e akuzon Arben Taravarin për sallta, po në fakt Arben…

5 hours ago

Faton Ahmeti: Që nga 15 Shtatori i vitit 2002 BDI me Ali Ahmetin janë forca kryesore politike në vend

Më 15 shtator 2002, saktësisht 23 vite më parë, u shënua një ngjarje historike për…

6 hours ago

Bujar Osmani: Na e hoqën gjuhën, e braktisën rrugën drejt BE-së, zgjedhjet janë referendum për fatin tonë

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, dje kritikoi ashpër Qeverinë e VMRO-DPMNE…

7 hours ago