Smart News

Taravari: SHBA mik dhe aleat i palëkundur i shqiptarëve dhe RMV-së, falënderon ambasadores Aggeler

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të partisë, Blerant Ramadani, morën pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një njoftimi, Taravari shpreh urimet për këtë festë të rëndësishme dhe thekson miqësinë e fortë mes SHBA-së dhe popullit shqiptar, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Blerant Ramadanin, morëm pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mik i madh dhe aleat i palëkundur i popullit shqiptar dhe i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vlerat që përfaqëson ky shtet, demokracia, liria dhe barazia, janë udhërrëfyes për përpjekjet tona drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Faleminderit ambasadores Angela Aggeler dhe stafit të ambasadës për mikpritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë.
Gëzuar 4 Korrikun, Amerikë! 🇺🇸”, përfundon njoftimi i kreut të ASH-së.

Exit mobile version