Sot kryetari i ASh-së Arben Taravari e ka kaluar ditën në Prishtinë, ku i është bashkangjitur delegacionit të kryeministrit Kurti gjatë aktiviteteve siç ishin homazhet për aktivistin e ndjerë të LV-së, Astrit Deharin, si dhe vizitës së tyre në shtëpinë e Rexhep Selimit i cili ndodhet në Hagë.
Poashtu kryetari i ASh-së në shoqërinë edhe tê deputetit Halil Snopçe patën një takim në Kryeministri me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Afërsia e Taravarit me eksponent të LV-së si dhe me Kryeministrin Kurti është vërejtur që kohë më parë e cila u manifestua edhe me mbështetje të ndërsjellë në zgjedhje. Këto informacione i bëri të ditura vetë Taravari në facebook, poashtu edhe LV.
“I nderuar që sot, së bashku me deputetin Halil Snopçe iu bashkangjitëm delegacionit të Kryeministrit Kurti të përbërë nga Kryeparlamentari Glauk Konjufca, Shefja e Grupit Parlamentar të LV, Mimoza Kusari-Lila, Sekretari Organizativ i LV, Alim Rama, deputeti nga radhët e LV, Salih Zyba, Këshilltari i Kryeministrit Kurti për Maqedoni të Veriut, Bekim Qoku, ku ishim për vizitë te familja e Rexhep Selimit në Prishtinë, te Shqipe Mehmeti-Selimi, deputete e LV, ish-luftëtarja e UÇK-së, bashkëshortja e Rexhep Selimit.
Mbetemi në qëndrimin tonë për pastërtinë e luftës së UÇK-së, Rexhep Selimit, dhe anëtarëve të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që po mbahen menyrë të padrejtë në Hagë. Duke ju uruar lirim sa më të shpejtë, kemi bindjen se do të dalin fitimtarë edhe në këtë sfidë.”-theksin Taravari pas vizitës në shtëpinë e Rexhep Selimit.