Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se rreth 20 pacientë që kanë pësuar nga lëndime nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, do të dërgohen për shërim jashtë shtetit.
Taravari tha se ka disa shtete që kanë ofruar ndihmë, por që anesteziologët do të vendosin se në cilat shtete do të dërgohen të njëjtit.
“Sipas anesteziologëve tanë, ndoshta nga 18 deri 20 pacientë do të ketë nevojë t’i transportojmë jashtë shtetit për shërim të mëtutjeshëm, flas për ata që janë më kritik, gjithsej rreth 20 pacientë janë në gjendje më kritike. Në Bullgari disa pacientë do të jenë, në Turqi, në Greqi, në Beograd, edhe nga Shqipëria në janë lajmëruar, tretman na kanë ofruar edhe nga Holanda, po unë ia kam lënë ekipit të anesteziologëve që të përcaktojnë, se ku vlerësojnë ata se do të ishte më mirë për tretman të mëtutjeshëm të këtyre pacientëve më kritik, flas vetëm për ata në gjendje kritike.”, tha mes tjerash Taravari.