Taravari redukton shpenzimet e veta, i dedikon për familjet në nevojë

e postuar më at 21:26
27 0

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka zvogëluar për 50 përqind shpenzimet e tij. Në Buxhetin e vitit 2022, Taravari do të ketë në dispozicion 7.4 milion denarë, prej të cilave 600 mijë denarë do t’i jap për donacione, përcjell smartnews

“Si çdo vit edhe këtë vit zvogëluam shpenzimet rrjedhëse të Kryetarit të Komunës, duke arritur në 50% zvogëlim në 5 vite, por edhe nga ato mjete të dedikuara, 20% do të shkojnë për ndihma nga kryetari për rastet sociale si dhe stimulimin e talenteve të rinj”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Ai e bëri të ditur zvogëlimin e shpenzimeve të tij në seancën e tretë të Këshillit komunal të Gostivarit, ku u miratua Buxheti i vitit 2022.

Ndryshe, Buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin e ardhshëm do të peshojë rreth 18 milion./smartnews.mk/

A M

nga kategoria