Smart News

Taravari: Raporti i Freedom House shqetësues, ky sistem duhet të largohet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas Raportit të Publikuar nga Freedom Hous, sipas të cilit raport, Maqedonia shënon regres shqetëesues në shumë fusha, dhe llogaritet si regjim hibrid së bashku me Serbinë.

“Raporti i Freedom House është Shqetësues. Fajin për këtë nuk e ka veç qeveria teknike, por pushtetet e mbi 20 viteve. Sistemi i korrupsionit, bashkë me zëdhënësat e tij të kandiduar për president, duhet të largohet!
Unë jam krenar që komuna e Gostivarit në drejtimin tim gjithmonë ka marrë raporte pozitive për transparencë dhe antikorrupsion. Të njëjtën gjë ia VLEN ta bëjmë edhe në nivel shtetëror.
Ta largojmë korrupsionin nga pushteti, t’ia hapim derën gjeneratës së re!
Ndryshimi VLEN”, ka shkruar Arben Taravari.

Exit mobile version