Smart News

Taravari: Raportet me Mickovskin janë korrekte dhe në nivel partnerësh

Ministri i Shëndetësisë, dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin Win Win në Televizionin Telma ka komentuar raportet e tij personale me kreun e VMRO-së, Hristijan Mickovski, i cili tha se me të personalisht nuk njihet gjatë kohë por që bashkëpunimet e deritanishme kanë qenë në nivel të kënaqshëm.

“Me Mickovskin nuk njihemi gjatë kohë më parë, kemi pasur takime të shpeshta në kuadër të bashkëpunime si parti politike. Bashkëpunimi në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ka qenë relativisht i mirë. Pra, në raport të asaj si kemi qëndruar gjatë asaj periudhe dhe tani aktualisht në qeveri bashkëpunimi është korrekt, në nivel të partneritet” tha Taravari.

Ai gjithashtu potencoi faktin që në parti politike ka njerëz të ndryshëm, por raporti me kreun e kësaj partie mbetet i qëndrueshëm dhe korrekt.
“Tani ne jemi dëshmitarë që sikurse në VMRO ngjashëm edhe në ASH e në parti tjera politike nuk janë të gjithë njerëzit njësoj, ka dallime por e rëndësishme është që ne si kryetar partie që burojmë nga anëtarësitë e partive tona funksionojmë në nivel të kënaqshëm, pa kurrfarë problemi deri në këto momente”, përfundoi Taravari.

Exit mobile version