Taravari: Qeverinë do ta rrëzojmë dhe do të ketë përgjegjësi

e postuar më at 15:27
23 0

Opozita del në rrugë për të shprehur paknënaqësinë ndaj Qeverisë aktuale LSDM-BDI, përcjell in7

Kështu paralajmëruan nga Gostivari lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski dhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari. Kreu i VMRO-DPMNE-së theksoi se pas rrëzimit nga pushteti për zyrtarët aktual do të vijë përgjegjësia.

“Unë nuk pres që kjo qeveri kriminele do të dojë të lëshojë tepihat e trashë e të kuq dhe kolltuqet prej lëkur ku është ulur dhe privilegjet që i gëzojnë në kurriz të popullit. Nuk pres që atë ta pranojnë dhe thjeshtë do të ikin pasi janë të vetëdijshëm se pastaj vjen përgjegjësia. Prandj është opozita e cila e fitoi besimin nga populli në zgjedhjet e fundit lokale në rrethin e parë dhe të dytë. Ajo do të ndodhte edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sikur të mos ishte ajo vjedhje dhe blerje e madhe historike që ndodhi në formë brutale me kartelat. Por, më herët ose më vonë do të ndodhin zgjedhet e parakohshme parlamentare dhe pastaj vjen përgjegjësia për të gjitha politikat e gabuara që popullata në Maqedoni është dëshmitarë se çfarë ka ndodhur gjatë katër viteve të kaluara”, deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Taravari nga ana tjetër deklaroi se është evidente se kjo Qeveri do të bie, pasi siç u shpreh, këtë gjithësecili e dëshiron në Maqedoni.

“Puna e opozitës është që ta rrëzon qeverinë. Ne do të vazhdojmë me tentimet e rrëzimit të qeverisë sikurse pushteti që tenton ta mbanë. Po, do ta shohim, kur të mbahen zgjedhjet parlamentare, unë mendoj se është evidente dhe çdo kush në Maqedoni e di se pushtet sa më shjetë të shkon, aq më mirë do jetë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

I pyetur se si do të ndodh rrëzimi i pushtet, përmes kuvendin apo në rrugë, Taravari tha se pas Kongresit partiak të ASH-së, popullin do ta nxjerrin në rrugë.

“Do dalim edhe në rrugë patjetër. Me 27 Mars e kemi Kongresin dhe pas atij veçmë kemi strategji sesi do të veprojmë si opozitë, dhe do të jemi shumë më të ashpër, shumë më të vrazhdë, shumë më agresiv dhe do ta kërkojmë drejtësinë me çdo kusht”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Mickoski dhe Taravari i bënë këto komente nga tribuna e organizuar në Gostivar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gjuhës amëtare nga ana e Komunës së Gostivarit në bashkëpunim me Komitetin Qendror për Kulturë të VMRO-DPMNE-së./in7.tv/

A M

nga kategoria