Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) – Dr. Arben Taravari në intervistë për CIVIL Media, ka folur për aktualitetin politik në vend.
Pjesë nga intervista:
“Në këtë situatë, pas pushtimit rus, mendoj se është e dëmshme për vendin, do të gjendeshim në një situatë të re krize, mendoj se Maqedonia nuk ka nevojë për situatë krize për momentin, sepse janë në procedurë ndryshimet kushtetuese. Presim që propozimi i Qeverisë të shkojë në Kuvend, dhe pasatj të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian”, thotë Taravari në intervistë.
Ai ka theksuar se ASH si parti politike ka vazhduar të ketë qëndrime herë të kundërta, herë të njëjta me partinë rivale BDI, mirëpo, siç thekson Taravari, Aleanca për Shqiptarët është alternativa që shqiptarët e shohin si parti që duhet të zëvendësojë BDI.
“Synimi ynë në formimin e partisë dhe ngritjen e partisë ishte që pas 20 vitesh të ketë ndryshime në bllokun shqiptar që të vijë një brez i ri politikanësh. Aleanca për Shqiptarët ishte pikërisht kjo dhe në zgjedhjet e 2020-ës ishim shumë afër BDI-së, mendoj se po të mos ishte pandemia dhe zgjedhjet do të mbaheshin më 12 prill, kur më shumë mërgimtar kishin rezervuar biletat për të ardhur e për të votuar, dhe numri ishte diku midis dhjetë dhe njëzet mijë, mendoj se ndryshimi do të kishte ndodhur te shqiptarët, megjithatë, tani jemi në këtë situatë”, theksoi Taravari.
Në anën tjetër, ndërprerja e paralajmëruar e komunikimit mes liderit të opozitës Hristijan Mickoski dhe pushtetit është shumë e ngurtë dhe jopolitike për Taravarin.
“Gjithmonë duhet të ketë komunikim ndërmjet palëve të interesuara, palëve kryesore politike, pra partive politike, dhe ai komunikim duhet të mbahet dhe ai qëndrim që jo, unë nuk do të komunikoj me partitë nga mazhoranca qeverisëse, mendoj se nuk është as i logjikshëm, as konstruktiv”, theksoi Taravari.
Destan Jonuzi
Intervista e plotë: https://youtu.be/Oz3wEA5HAq0