Smart News

Taravari: Qasja e ndarjes së Komunave nuk ishte e duhura

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën e fundit në Dialog te Lajmi, ka folur rreth zgjedhjeve lokale dhe ofertave të llojllojshme që janë sjellë në tavolinën e bisedimeve. Ai tha se kjo qasje nuk ka qenë e duhura dhe duhet një metodë tjetër.
“Shembull Aleanca nuk është e fuqishme në Zhelinë dhe tash unë të pretendoj me çdo kusht ta marr atë Komunë është e palogjikshme. Por mund të jetë një individ i ASH-së në Zheline ose i Alternativës në Gostivar i cili është shumë lartë në rejting dhe qëndron mirë. Pse mos t’i japim një mundësi atij”, tha Taravari.
Të ulemi katër lider, siç tha Taravari, dhe t’i ndajmë komunat, është shumë lehtë, por i suprimojmë disa individë të cilët mund të jenë të partive që mendojmë se në vende të caktuara nuk qëndrojnë mirë.

 

Exit mobile version