Smart News

Taravari pyet Osmanin: Përse për 22 vite pushtet BDI asnjëherë nuk ka dorëzuar projektligj në Kuvend për veting

Arben Taravari, në debatin e parë presidencial me Bujar Osmanin i replikoi Bujar Osmanit duke i thënë se përse për 22 vite pushtet BDI asnjëherë nuk ka dorëzuar projektligj në Kuvend për veting as nuk ka draft në Ministrinë e Drejtësisë edhe pse e kanë proklamuar ashtu.

“Pyesim pse u ndal puna e ligjit për masa kufizuese ndaj njerëzve që janë futur në listën e zezë amerikane. Ramiz Merko është ende kryetar i Strugës dhe merr pjesë në tubimet e Osmanit. A i beson Osmani SHBA-ve kur e fusin Merkon në listë të zezë dhe nëse po, pse e pranon në rend të parë në tubim? A mos frikoheni që njerëzit e BDI-së do të përjashtohen nga jeta politike?”, pyeti Arben Taravari.

Taravari tha se ai e ka shndërruar diplomacinë e vendit në objekt pazaresh, tuxharllëk politik.
“Ka diskredituar diplomacinë e vendit dhe lënduar raportet me aleatët duke i fyer me emra non grata”, tha Taravari.

Exit mobile version