Smart News

Taravari publikon pamjet: Transformon shtëpinë e Shëndetit në Likovë!

Në Likovë gjatë ditës së djeshme përfunduan punimet e rikonstruimit të tërësishëm të katit të dytë në objektin e Shtëpisë së Shëndetit me çka ky insitucion ka fituar një pamjet të re.

Në pamjet që ka ndarë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari shihet se në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë është bërë një punë kolosale falë vendosmërisë së ministrit Taravari por edhe të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Likovë, Shkëlqim Musliji.

“Ky është një shembull se si duhet ne si Ministri e Shëndetësisë, por edhe drejtorët ambiciozë të investojnë në Shtëpitë e Shëndetit apo ambulancat, të cilat janë në pjesët rurale të shtetit, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të zvogëlojmë intensitetin e punës në spitalet e qytetit, pasi që edhe për pacientët që janë fokus i sistemit shëndetësor të marrin shërbime shëndetësore sa më shpejt, sa më lehtë dhe sa më afër tyre.”, – deklaroi dje në përurimin e këtij investimi, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari./Zyrtare.net/

Exit mobile version