Smart News

Taravari: Propozimi i Ahmetit jo serioz për ta analizuar

Ftesën e Ali Ahmetit që së bashku me BDI-në qeverinë ta lëshoj edhe ASH, Arben Taravari e sheh si propozim jo serioz për ta analizuar. Ai tha se ASH është parti autonome e cila vendimet e veta kryesisht i sjellë duke e konsultuar bazën, strukturën partiake dhe pas kësaj organet partiake sjellin vendime.

“Këto janë veprime shumë jo serioze për këta periudha të cilat janë shumë serioze për RMV-në dhe mendoj se z. Ahmeti mund të flet vetëm për BDI-në. Ai e fton ASH-në, por normalisht ASH është parti autonome e cila vendimet e veta kryesisht i sjellë duke e konsultuar bazën, strukturën partiake dhe pas kësaj organet partiake të ASH-së duhet të sjellin vendime. Mendoj se është jo serioze të analizohet ky propozim i z. Ahmetit se shihet nga larg se nuk e ka me seriozitet, e ka për të bërë një PR që fundi është e drejtë e atyre si parti politike”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Lideri i BDI-së ditë më parë tha se zyrtarët e saj i kanë dorëzuar dorëheqjet deri te kryeministri Kovaçevski dhe se të njejtat do të aktivizohen kur VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese. Nga partia e Mickoskit dorëheqjet e BDI-së i cilësojnë si defokusim të opinionit.

Exit mobile version