Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka promovon disa projekte infrastrukturore të realizuara gjatë kësja jave në Forinë. Në stilin e tij që asnjë asnjëherë sa është në krye të Komunës së Gostivarit, nuk ka prerë shirit të kuq, mbylljen e punimeve në këto projekte rrugore, ai e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
“Nga ura mbi lumin “Vardar” deri te vendi i quajtur “Burimet”, ku pas të gjitha instalimeve nëntokësore filloi sot asfaltimi i rrugës në gjatësi 425 metra. T’a gëzojnë banorët rrugën e re!”, njofton Taravari për projektin e fundit në fshatin Forinë i cili ka përfunduar gjatë ditës së sotme.
Para tre ditësh, ai së bashku me bashkëpuntorë qendori po në këtë fshat, ku inspektoi nga afër disa aktivitete ndërtimore nga ana e Komunës së Gostivarit po në këtë vendbanim.
“Fillimisht vizitova rrugën e përfunduar përskaj Xhamisë, e cila ka një gjatësi prej 232 metra, me gjerësi mesatare 5.5 metra, ndërsa pjesërisht me trotuare me nga 1.25 metra gjerësi. Pas kësaj vizitova edhe dy rrugë të sapopërfunduara, njëra në afërsi të shkollës me gjatësi afërsisht 60 metra dhe tjetra në hyrje të fshatit me gjatësi 150 metra”, shkrante para tre ditësh në Facebook, Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.