Categories: LajmePolitika

Taravari priti në takim Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Erik Nestas Mathisen, dhe ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom

Sot, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, z. Blerant Ramadani, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Erik Nestas Mathisen, si dhe me ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom.

Në takim u diskutuan në mënyrë gjithëpërfshirëse sfidat dhe mundësitë aktuale me të cilat përballet vendi ynë, duke përfshirë procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për ta përshpejtuar këtë rrugë. Gjithashtu, u theksua rëndësia e reformave politike, ekonomike dhe institucionale që përputhen me standardet e Bashkimit Evropian.

Më poshtë ju sjellim njoftimin e kryetarit Arben Taravari në Facebook:

“Sot zhvilluam një takim të rëndësishëm me z. Erik Nestas Mathisen, Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, si dhe me ambasadoren e nderuar të Norvegjisë, znj. Kristin Melsom.

Gjatë takimit diskutuam në mënyrë gjithëpërfshirëse për sfidat dhe mundësitë aktuale me të cilat përballet vendi ynë, duke përfshirë procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për ta përshpejtuar këtë rrugë. Theksuam rëndësinë e reformave politike, ekonomike dhe institucionale që përputhen me standardet e Bashkimit Evropian, duke u angazhuar për një qasje të bashkërenduar dhe konstruktive.

Një fokus i veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë midis Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë.”

Admin01

Recent Posts

Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi mer çmimin ambasador i paqes

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Seladin Xhezairi ka marrë çmimin “Abmasador i Paqes”…

10 minutes ago

Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit

Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor,…

26 minutes ago

Levica me kandidatë për kryetar bashkie në Tetovë-Dr Katka Bozhinovska, Gostivar – Darko Grujovski.Deputetja Mojsoska do të kandidojë për Strugën

Me nder dhe përgjegjësi të veçantë, njoftojmë se në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës,…

35 minutes ago

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka dorëzuar sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe…

59 minutes ago

Dokument/ Bilall Kasami hap tender për “Kapellën” në Falisht, për Xhamiat nuk ka dhënë asnjë Euro

Mer fund misteri i mbështetjes së Bilall Kasamit për objektet fetare ortodokëse. Dje pra me…

4 hours ago

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

6 hours ago