Taravari: Prindërit e Ëmblës vetë ma kanë thënë se kemi bërë shumë si pushtet lokal për fëmijët me nevoja ndryshe

e postuar më at 22:59
25 0

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se sa herë është takuar me prindërit e Ëmblës para rpoblemit të shfaqur, ata e kanë falenderuar për punën që ka bërë si kryetar komune për fëmijët me nevoja ndryshe, përcjell in7

Ai i bëri këto komente në emisionin “Click Plus” në Tv 21, ku shtoi se po të kishte lëshime unë menjëherë do ta shkarkoja drejtorin e shkollës.

“Temë e rëndë për ta biseduar, por disa tabu në shoqërinë tonë duhet ti diskutojmë. Me Ëmblëm jam takuar 7-8 herë gjatë eventeve që si pushtet lokal që i kemi organizuar për këta fëmijë brenda katër viteve të kaluara. Prindëritë e saj na kanë thënë se kemi bërë shumë për këta fëmijë, si askush tjetër, por sado që të bësh, pak është. Lajmin për herë të parë për Ëmblën se paska ndonjë problem, e pash me 2 shkurt nga mediat kur u bë lajmi me Ëmblëm, dhe sapo u ktheva nga Prishtina, thirra takim me përfaqësuesit e komunal”, tha Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Ai dha detaje se si ka adhur deri te problemi me vogëlushen 11 vjeçare.

“Ëmbla ka shkuar edhe në parashkollore, dhe gjatë këtyre ditëve kam biseduar me mësuesen e asaj kohe, pastaj në shkollë në “Ismail Qemali”, ku ka paralele speciale për këta fëmijë, poashtu kam biseduar me mësuesen dhe defektologun. Në klasën e dytë me kërkesë të prindërve, Ëmbla ka shkuar në shkollën “Bashkimi”. Edhe me mësuesen, defektologen dhe asistenten personale kam biseduar. Probleme ka pasur në këtë shkollë herë pas here, por problemi më i madh ka ndodhur në 30 apo 31 nëntor të vitit 2021 dhe prindërit e kanë bokotuar mësimin. Shumë është edhe një ditë, po ja ka ndodhur. Bojkotimi ka ndodhur me 2 dhjetor, dhe përgjegjësja e arsimit pranë komunës së Gostvarit ka qenë gjatë gjithë ditës së nesërme në shkollë dhe në pajtueshmëri edhe me prindërit e Ëmblës, problemi është zgjidhur. Nga 3 dhjetor vazhdon në shkollë vazhdimisht, dhe pastaj në gjysëmvjetorin e dytë në ditën e parë Ëmbla nuk ka shkuar aspak në shkollë, ndërsa në ditën e dytë ajo ka shkuar para se të fillojë mësimi kur ka ndodhur inçizimi, këtë ma konfirmoi edhe njëri nga gazetarët që ka qenë aty i pranishëm”, deklaroi më tej kreu i Gostivarit, Taravari.

Taravari tha se inkluzuviteti më së pak zgjat tre vite dhe duhet të përfshihen edhe prindërit, ndryshe nuk do të funksiononte./in7.tv/

A M

nga kategoria