Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duket politikani më i preferuar i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ai kryen vizita të shumta në SHBA, ku pritet me ceremoni zyrtare të cilat tërhiqnin vëmendjen.
Aktualisht Taravari qendron për vizitë në Ushington, ku ka realizuar disa takime, të cilat i ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale por edhe intervistave të dhëna për mediat e atjeshme.
“Ndjehem i nderuar që së bashku me Ministrin e Shëndetsisë Fatmir Mexhiti, të marr pjesë në ceremoninë më të rëndësishme të Kongresit Amerikan siç është Statesmenship Awards Celebration. Gjatë kësaj ngjarjeje të madhe, po kaloj kohë të vlefshme me miqtë e mi që janë personalitete të vërtetë shteti, si kongresisti Mike McCaul – kryetar i Komitetit per Punë të Jashtme te Kongresit te SHBA-ve, senatorja Kirsten Gillibrand nga Nju Jorku dhe padyshim Joe dhe Shirly DioGuardi. Miqtë e vërtetë janë gjithnjë Zgjidhja e Duhur!”, njofton Taravari në Facebook sot për takimin e fundit që ka realizuar në SHBA.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari pritet të realizojë edhe takime tjera në SHBA thonë bashkëpunëtorët e tij, pa zbuluar detaje tjera.
Mes tjerash Taravari ka qenë mysafir në edicionin e lajmeve te Zërit të Amerikës drejtpërdrejt nga studio e VOA në Washington për të folur mbi ngjarjet politike në vend. Për po të njejtën medi, ai dha një intervistë edhe në gjuhën maqedonase.
Dy nga mesazhet që përcolli nga atje ishin gjuha shqipe të vendoset në Kushtetutën e RMV-së dhe se prioritet i ministrave nga partia e tij në dikasteret që drejtojnë është zvogëlimi i korrupsionit dhe rritja e besimit të qytetarëve në sistemin ligjor.
Ndryshe, Taravari edhe para një viti qendori për vizitë në SHBA.