Smart News

Taravari: Politika s’duhet të jetë për pushtet, por për shërbim ndaj popullit

 

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se kurrë nuk ka ndier lakmi për pushtet, duke shtuar se politika duhet të mbetet një mjet për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo interesave personale.
“Asnjëherë nuk kam pasur lakmi për pushtet, pavarësisht se është shumë e vështirë t’i rezistosh atij”, shkruan Taravari, duke shtuar se për të, politika ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një formulë e thjeshtë: “Çfarë po bëjmë për popullin dhe jo çfarë po bëjmë për veten dhe rrethin e ngushtë”.
Sipas tij, kjo mënyrë të menduari duhet të jetë udhërrëfyes për politikën shqiptare, duke hedhur poshtë sistemet e kaluara që, siç thotë ai, “kishin paralizuar shoqërinë tonë”.
Taravari nënvizon gjithashtu se problemet nuk qëndrojnë vetëm te emrat, por te grupimet dhe mentaliteti që ato përfaqësojnë. “Ne mund të jemi emrat e njëjtë, por duhet të ndryshojmë mentalitet, përndryshe do të biem sërish në qarkun e përfitimeve të pamerituara,” përfundon kreu i ASH-së.

Exit mobile version