Categories: LajmePolitika

Taravari përkujton Epopenë e UÇK-së: Ideali i Komandatit legjendar është jetësuar

Në 25 vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një postimi ka përkujtuar Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave okupatore serbe.

“Si sot, një çerek shekulli më parë, në Prekaz të Drenicës, në zemrën e rezistencës shqiptare ndaj okupimeve të huaja dhe për mëvetësi, nisi një moment kthese historike e dhimbje për shqiptarët, që sot e kremtojmë me krenari si Epopeja e UÇK-së.

Rezistenca përballë agresorit serb dhe sakrifica e familjes heroike Jashari ndërruan përgjithmonë hartën e Evropës duke hapur shtegun e pavarësisë së Kosovës.

Falë sakrificës sublime të familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së, Kosova sot frymon lirshëm dhe ka një të ardhme të ndritshme, si vendi ndoshta më demokratik dhe me rritjen më të hovshme ekonomike në rajon. Ideali i Komandantit Legjendar Adem Jashari është jetësuar.

Lavdi të përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”- ka shkruar kryetari Arben Taravari.

admin2 admin2

Recent Posts

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi…

29 minutes ago

Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi mer çmimin ambasador i paqes

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Seladin Xhezairi ka marrë çmimin “Abmasador i Paqes”…

1 hour ago

Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit

Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor,…

2 hours ago

Levica me kandidatë për kryetar bashkie në Tetovë-Dr Katka Bozhinovska, Gostivar – Darko Grujovski.Deputetja Mojsoska do të kandidojë për Strugën

Me nder dhe përgjegjësi të veçantë, njoftojmë se në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës,…

2 hours ago

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka dorëzuar sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe…

2 hours ago

Dokument/ Bilall Kasami hap tender për “Kapellën” në Falisht, për Xhamiat nuk ka dhënë asnjë Euro

Mer fund misteri i mbështetjes së Bilall Kasamit për objektet fetare ortodokëse. Dje pra me…

5 hours ago