Smart News

Taravari përkujton dëshmorët e Tanushës: I përjetshëm kujtimi për të përjetësuarit!

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Tanushë të Gostivarit, kryetari i ASH-së dhe Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka përkujtuar ditën e rënies së tyre.

Taravari thotë se Tahir Sinani me bashkëluftëtarët e tij jo vetëm që janë spektri i frymëzimit për angazhimin e shumëkujt, por janë edhe indikatorë që shpalos para nesh errësirën e shumë marrëveshjeve të dëmshme politike, që janë e kundërta e vullnetit të popullit shqiptar dhe luftës çlirimtare të tyre.

“22 vite më parë, më 29 korrik të vitit 2001, në fshatin Tanushë në Malësinë e Gostivarit ra heroikisht komandanti nga Tropoja, pjesëmarrës i tri luftërave çlirimtare, Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarët e tij, Naser Ademi, Brahim Ademi, Hisë Fazliu dhe Hyrë Emini. Luftëtarë si Tahir Sinani, Naser Ademi, Brahim Ademi, Hisë Fazliu dhe Hyrë Emini, jo vetëm që janë spektri i frymëzimit për angazhimin e shumëkujt, por janë edhe indikatorë që shpalos para nesh errësirën e shumë marrëveshjeve të dëmshme politike, që janë e kundërta e vullnetit të popullit shqiptar dhe luftës çlirimtare të tyre”, shkruan Taravari në statusin e tij.

Këta pesë dëshmorë, ishin të pathyeshëm në bindje dhe në veprim, thotë më tej në shkrimin e tij Taravari.

“Ata janë pikëprerja e saktë mes betimit dhe luftimit. Amaneti i tyre patjetër të shkojë në vend – I përjetshëm kujtimi për të përjetësuarit!”.

Exit mobile version