Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari njëherit dhe kndidat për president nga koalicioni VLEN përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka përkujtuar 2 marsin e vitit 1444 kur u mbajt Kuvendi i Lezhës.
Postimi i plotë:
Besëlidhja e Lezhës e 2 marsit të vitit 1444
Besëlidhja e Lezhës, e njohur edhe si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, ka të bëjë me Kuvendin e Princërve Shqiptarë të viteve 1444, të cilët me nismën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, i cili një vit më parë ishte kthyer në Krujë me qëllim që të bashkonte forcat e principatave shqiptare për kundërvënie Perandorisë Osmane.
Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.
Mbi parimet e Lidhjes së Lezhës, katër shekuj më vonë ishte themeluar edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Besëlidhje të tjera autentike kombëtare, të cilat bazoheshin në kodeksin shqiptar të organizimit për mbijetesë në kushte dhe rrethana të caktuara të historisë, ka përfunduar Taravari.