Smart News

Taravari për Top Channel: Shqipëria dhe Kosova e kanë për obligim të bëjnë një strategji për të sinkronizuar veprimet e shqiptarëve në rajon ku jetojmë

Në një intervistë për Top Channel  ndër të tjera Arben Taravari gjithashtu thekson se nevojitet një strategji dhe mbështetje nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

“Shqipëria dhe Kosova e kanë për obligim që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Shqipëri dhe në Kosovë të bëjnë një strategji që kurrë nuk e kanë bërë. Një strategji afatshkurte, afatmesme dhe afatgjate, për t’i sinkronizuar veprimet e shqiptarëve në rajon ku jetojnë”, ka theksuar lideri i Aleancës.

Për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe trajtim më të dinjitetshëm, Arben Taravari për Top Chanel ka thënë se duhen edhe ndryshime të partive shqiptare që tash e 20 vjet u kanë prirë atyre.

https://youtu.be/yfmwM8r0BqE

Exit mobile version