Categories: LajmePolitika

Taravari për Top Channel: Aleanca për Shqiptarët do të insistojë me këmbëngulesi që gjuha shqipe të definohet ashtu si duhet

Në një intervistë për Top Channel  ndër të tjera Arben Taravari gjithashtu thekson se partia që ai drejton, do të insistojë me këmbëngulsi që gjuha shqipe të definohet ashtu siç duhet, por shton se gjithashtu nevojitet një strategji dhe mbështetje edhe nga shteti i Shaipërisë dhe Kosovës.

“Aleanca për Shqiptarët do të insistojë me këmbëngulesi që gjuha shqipe të definohet ashtu si duhet, jo si përqindje, por të jetë zyrtare, të jete gjuha shqipe dhe maqedonase, jo gjuha maqedonase dhe gjuha që flasin mbi 20%.

Por, për të arritur deri te ndryshimet, duhet punë”, shton kreu i Aleancës Shqiptare.

Ai gjithashtu thekson se nevojitet një strategji dhe mbështetje nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

“Shqipëria dhe Kosova e kanë për obligim që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Shqipëri dhe në Kosovë të bëjnë një strategji që kurrë nuk e kanë bërë. Një strategji afatshkurte, afatmesme dhe afatgjate, për t’i sinkronizuar veprimet e shqiptarëve në rajon ku jetojnë”, ka theksuar lideri i Aleancës.

Për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe trajtim më të dinjitetshëm, Arben Taravari për Top Chanel ka thënë se duhen edhe ndryshime të partive shqiptare që tash e 20 vjet u kanë prirë atyre.

Intervista e plotë:

https://youtu.be/yfmwM8r0BqE

admin2 admin2

Recent Posts

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

11 minutes ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

35 minutes ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

48 minutes ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

1 hour ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

2 hours ago

Shqipëria më afër Evropës, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare,…

2 hours ago