Në një intervistë për Top Channel ndër të tjera Arben Taravari gjithashtu thekson se partia që ai drejton, do të insistojë me këmbëngulsi që gjuha shqipe të definohet ashtu siç duhet, por shton se gjithashtu nevojitet një strategji dhe mbështetje edhe nga shteti i Shaipërisë dhe Kosovës.
“Aleanca për Shqiptarët do të insistojë me këmbëngulesi që gjuha shqipe të definohet ashtu si duhet, jo si përqindje, por të jetë zyrtare, të jete gjuha shqipe dhe maqedonase, jo gjuha maqedonase dhe gjuha që flasin mbi 20%.
Por, për të arritur deri te ndryshimet, duhet punë”, shton kreu i Aleancës Shqiptare.
Ai gjithashtu thekson se nevojitet një strategji dhe mbështetje nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.
“Shqipëria dhe Kosova e kanë për obligim që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Shqipëri dhe në Kosovë të bëjnë një strategji që kurrë nuk e kanë bërë. Një strategji afatshkurte, afatmesme dhe afatgjate, për t’i sinkronizuar veprimet e shqiptarëve në rajon ku jetojnë”, ka theksuar lideri i Aleancës.
Për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe trajtim më të dinjitetshëm, Arben Taravari për Top Chanel ka thënë se duhen edhe ndryshime të partive shqiptare që tash e 20 vjet u kanë prirë atyre.
Intervista e plotë: