Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, ka deklaruar se ndryhsimet kushtetuese janë kusht prej BE-së dhe se nuk mund të ndryshohet marrëveshja, andaj, ato ndryshime edhe duhet të votohen.
Taravari për Telma, ka deklaruar se nga Kushtetua duhet të hiqet edhe “20%”, termi fyes dhe ofendues për shqiptarët.
“Ju garantojë se deri në vitin e rri, shpresoj të kemi qeveri stabile e cila do të jetë racionale dhe do t’i hap bisedimet. Mendoj se jemi aq të mençur, dhe aq e kemi të rëndësishme vendin ku jetojmë, se disa gjëra duhet t’i bëjmë, normalisht duke kërkuar disa garnaca. Për të mirën e fëmijëve tanë, nuk do të kisha dashur të na përsëritet Bukureshti”, ka thënë Taravari.