Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president Arben Taravari sot ka qenë i intervistuar nga emisioni Politiko në televizionin Kanal 10. Ai fillimisht ka theksuar që fitorja e tij dhe e koalicionit VLEN do të fillojë nga Tetova duke theksuar nevojën për vazhdimësinë e kauzës së Arben Xhaferit.
‘Sipas statutit të partisë tonë, selia e partisë tonë është në Tetovë. Tetova është qytet që ka 2 universitetet më të mëdha shqiptare, ajo është kryqendra e shqiptarëve, dhe komuna më e madhe në Maqedoni të Veriut. Shkëndijat e para të fitores janë prej Tetovës, kështu që në zgjedhjet politike tek shqiptarët, Tetova ka shumë rëndësi.’ – theksoi Taravari.
Ai për situatën akutale politike në ASH dhe në zgjedhjet e ardhshme ka theksuar që do të vazhdoj gjithnjë kauzën e Arbën Xhaferit për ndryshim:
Partinë nuk e bëjnë vulat apo kryetari, atë e bëjnë votuesit dhe përkrahësit. Më 24 Prill dhe 8 Maj do të tregon se cili ka përkrahje më të madhe. Ne formuan Aleancën për Shqiptarët, fillimisht dolëm si fraksion i PDSH-së, duke formuar LR-PDSH-në, me kauzë kryesore ta sjellim ndryshimin tek shqiptarët, dhe në këtë rrugë do të vazhdojmë, atë të nisur nga Arbën Xhaferi.