Në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka bërë të ditur se respektojmë çdo vendim të gjykatës sepse janë të sigurt se kemi shumicën në Kryesinë Qendrore dhe në Kuvendin Qendror dhe në mesin e deputetëve të Kongresit.
“Edhe pala tjetër ka pasur disa probleme për të mbledhur nënshkrime për të vërtetuar se ata kanë dy të tretat, ata kanë nevojë për dy të tretat dhe neve na duhet vetëm një gjysmë. Kemi më shumë se gjysmën, më shumë se pesëdhjetë përqind të delegatëve, nga anëtarët e Kryesisë Qendrore. Ata kanë nevojë për dy të tretat – gjë që është e pamundur. Është një fraksion në Aleancën për Shqiptarët që ka disa muaj që është shumë afër BDI-së, por, megjithatë, është qëndrimi i tyre legjitim që unë e respektoj”, tha Taravari.
Ai në intervistë thotë se Aleanca për Shqiptarët si parti nuk ka pronë, por me Ziadin Selën janë marrë vesh që t’i ndajnë lokalet e partisë që u jepen.
“Kishte një takim më shumë se dy javë më parë, ku u pamë dhe u përpoqëm edhe një herë të shohim nëse mundemi, si të thuash, të hekurosim dallimet. Kemi dy zyre (dhe) që të mos ketë konflikt, të mos ketë keqkuptime, kemi vendosur që ata ta përdorin zyrën në Shkup, dhe ne ta përdorim në Tetovë si seli zyrtare të partisë. Mirëpo, partia nuk ka asnjë pronë – këto janë dy zyra me qira që ne i paguajmë dhe nuk kemi çfarë të ndajmë”, tha Taravari. /Telegrafi/