Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari kandidat i kolacionit VLEN për President të RMV-së ka shprehur falënderim të veçantë për të gjithë përkrahësit e tij dhe të koalicionit opozitar për shkak se brenda 12 orëve janë grumbulluar +8,000 nënshkrime.
“Ne filluam para pak orësh me mbledhjen zyrtare të nënshkrimeve dhe kemi arritur në 8 mijë nënshkrime+! Këto janë nënshkrime lirie, pa asnjë imponim, pa asnjë detyrim por janë Vullneti Juaj i Pastër! Mbledhja e nënshkrimeve vazhdon edhe nesër. Ky është një rekord i ri dhe tregues se me VLEN Ndryshimi Ka Filluar! Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar kreu i ASH-së Arben Taravari në faqen e tij zyrtare në facebook.