Smart News

Taravari pas takimit me Ramën: Nuk do të pranojmë kurrë që dinjiteti i shqiptarëve të shihet si i dorëzuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar sot për komentet dhe interpretimet që kanë pasuar takimin e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që u zhvillua ditë më parë në Çarshinë e Shkupit.

“Ky ishte një takim i natyrshëm mes përfaqësuesve politikë shqiptarë, në një moment të caktuar, në një kontekst që nuk është përgatitur si ngjarje protokollare”, deklaroi Taravari në një prononcim për media.

Duke u ndalur te reagimet e qytetarëve, Taravari theksoi se ndjeshmëritë e shfaqura janë të mirëkuptueshme, por Aleanca për Shqiptarët nuk lejon asnjëherë që të cenohet krenaria kolektive.

“Dua ta them qartë se Aleanca për Shqiptarët dhe unë personalisht nuk do të pranojmë kurrë që dinjiteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të shihet si i dorëzuar apo i përbuzur,” tha ai.

Exit mobile version