Taravari: Pas 8 Majit do të fuqizojmë politikat në favor të qytetarëve

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në emisionin Shqip të autores së njohur Rudina Xhunga ka premtuar që koalicioni VLEN i përbërë nga opozita shqiptare pas 8 Majit do të fuqizoj politikat në favor të qytetarëve.

‘Shqiptaret deri para viteve 90 nuk kanë qenë të insticionalizuar, me qeverisjen e z. Arben Xhaferi deri në vitin 2001, është bërë një revolucion joluftarak, ku është avancuar situata politike dhe institucionale e shqiptarëve. Në atë periudhë janë arritur politika të pa arritshme për shqiptarët, por edhe Marrëveshja e Ohrit ka ndikuar në këtë proces. Por, imagjinoni që 23 vjet, pas Marrëveshjes së Ohrit, ende kjo Marrëveshje nuk është e zbatuar plotësisht.’

Ai moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e sheh në politikat e dështuara fiskale të mos decintralizimit të pushtetit lokal.
‘Për shembull decentralizimi fiskal, është një gjë që nuk është arritur, kompetencat e komunave në Maqedoni të Veriut për çështje të financave si dhe taksat e qytetarëve shqiptar qëndrojnë në Qeveri dhe i gëzojnë të tjerët. Kjo ndikon pastaj në atë se Komunat nuk kanë fuqi vendimmarrëse duke qenë gjithnjë të varura nga kryeministri apo partia politike që është në qeveri.’

Kryetari i ASH-së premtoi që pas 8 Majit, koalicioni VLEN do të fuqizoj politikat në favor të qytetarëve duke i zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjet e ngelura të hapura nga Marrëveshja e Ohrit.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it të demaskuar, të shitur e të kapur – Qoku e tha të vërtetën

Ministrja serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, vetëm një ditë më parë, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën…

4 hours ago

“EVN është e detyruar automatikisht të bëjë korrigjimin e faturave paushalle”

“Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë (INRM) alarmojnë se praktika e deritanishme e EVN Home për…

4 hours ago

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Gazeta e njohur online POLITICO i ka kushtuar një artikull të veçantë faktit që Shqipëria…

5 hours ago

Osmani sfidon Mexhitin: Eja ta nënshkruajmë një marrëveshje te noteri, nëse humb të japësh dorëheqje nga Qeveria!

Kundërkandidati im thotë se Bujar Osmani asnjëherë nuk e ka përjetuar Çairin si shtëpinë e…

5 hours ago

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

20 hours ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

21 hours ago