Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari në një konferencë për media deklaroi se dje ka përjetuar një shok, kur ka parë reagimin nga Prishtina zyrtare, se autori i planit 9 pikëshit të OBSE-së, për desekalimin e situatës në veri ka qenë vet Bujar Osmani, si kryesues i OSBE-së.
Taravari tha se fatmirësisht ky plan nuk është pranuar nga Kosova.
“Si të mos mjaftonin këto gabime, mbrëmë Osmani paska thënë se plani i tij paska sjellë paqe. Si mundet një plani i cili u refuzua në tërësi nga qeveria e Kosovës të sjellë paqe. Lëreni mburrjet e kota por shpjegoni publikut, pse keni kërkuar që në veri të Kosovës, të largohen policët special dhe të mbeten vetëm policët e thjeshtë”, ka deklaruar Arben Taravari, duke pyetur nëse koncepti i tyre është hapja e rrugës për terroristët dhe cenimi i sovranitetit të Kosovës.
Sa i përket deklaratave të Bujar Osmanit, se ai, pra Taravari, nuk ka informata rreth miratimit të Planit të tij, tha se është e vërtetë se ai nuk ka qenë kryesues i OSBE-së, pro që as nuk ka shtrenuar duart me Lavrovin, Vuçiqin dhe Daçiqin.
“Dhe as nuk kam bërë të mijat kërkesat e tyre. Kooridnimi im është me të dy shtetet shqiptare, dhe posaçërisht me Prishtinën zyrtare, dhe aq më tepër kur i rrezikohet sovraniteti Kosovës”, tha Taravari.
Ai tha se kjo paaftësi e tyre, pra BDI-së, mund tu kushtojë shqiptarëve në kuptimin kombëtar.