Smart News

Taravari: Nuk përjashtohet mundësia të inicojmë interpelancë për Këshillin Gjyqësor

Ndodhit e fundit në Këshillin Gjyqësor dhe besueshmëria shumë e ulët në sistemin e drejtësisë mund të çojë që Grupi Parlamentar i ASH-së të inicojë interpelancë në Kuvend për anëtarët e Këshillit Gjyqësorë.

Këtë gjë si mundësi e la të hapur kreu i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “Vin Vin” në Tv Telma.

Ai tha se këtë gjë do ta diskutojë me Grupin parlamentar të partisë së tij dhe ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga, i cili vjen nga partia e tij.

“Mund ta shqyrtojmë si një nga mundësitë dhe të ketë interpelancë në Kuvend”, tha Taravari.

Ai beson se po të inicohej interpelaca do të kishte mjaftueshëm vota për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Ai i bëri këto paralajmërime kur u pyet se çfarë bën partia e tij se pjesë e ekzekutivit kur të gjithë miqtë ndërkombëtar zëshëm shprehin shqetësimin e tyre me atë çka ndodh me sistemin e drejtësisë te ne.

Ndryshe, shkarkimin ose dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor deri më tani e kanë kërkuar edhe një pjesë e OJQ-ve dhe ekspertëve juridik në vend.

Exit mobile version