Categories: LajmePolitika

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të partisë, deklaroi se Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë të përgatitura për një fitore bindëse në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, duke paralajmëruar një epërsi të madhe ndaj koalicionit rival, VLEN.

“Jam i bindur që më 19 tetor, AKI do të dalë me një rezultat të fuqishëm në nivel shteti. Epërsia ndaj VLEN-it do të jetë mbi dy me një. Kjo nuk është vetëm pritshmëri, por një sinjal shumë i qartë edhe për qytetarët shqiptarë, edhe për kryeministrin se kush e ka përkrahjen reale të shqiptarëve”, theksoi Taravari në deklaratën e tij për media.

Gjatë mbledhjes, u konfirmua zyrtarisht pjesëmarrja e ASH-së në koalicionin AKI, si dhe u miratuan katër kandidatë për kryetarë komunash nga ASH, të cilët, sipas Taravarit, gëzojnë cilësi të lartë profesionale dhe integritet njerëzor. Bëhet fjalë për Valbon Limanin për Gostivarin, Blerant Ramadani për Sarajin, Nazim Taipi për Tearcën dhe Isen Shabani për komunën e Vrpaçishtit.

“Kandidatët tanë janë emra të respektuar dhe do ta fitojnë besimin e qytetarëve. Synojmë të fitojmë që në raundin e parë në 7-8 komuna, ku mesin e atyre komunave që do fitohen që në raundin e parë janë katër kandidatët e ASH-së”, deklaroi ai. Po ashtu, Kuvendi kaloi edhe listat për këshilltarë komunalë, të cilat, sipas Taravarit, përfaqësojnë njerëz me kapacitete të larta dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve. Në këtë mbledhje, Flakron Bexheti u zgjodh nënkryetari i katërt i Aleancës për Shqiptarët, me votë unanime nga kuvendarët.

Taravari e quajti atë një figurë të rëndësishme në historinë e partisë dhe një nga themeluesit e saj. Duke komentuar zhvillimet politike dhe ndarjet e fundit, Taravari u shpreh me tone të qarta për ish-funksionarët që janë larguar nga ASH, duke theksuar se nuk do të ketë kthim pas, pavarësisht çfarë vendimesh mund të marrin në të ardhmen.

“E kam thënë dhe e përsëris: Azir Aliu dhe Arben Fetai nuk kanë më vend në Aleancën për Shqiptarët. Edhe sikur t’i bien pishmanit, dera është mbyllur për ta. Ata janë të vetëdijshëm që nuk kanë më asnjë peshë politike. Vendos qytetari me votë – dhe më 19 tetor do të shihet qartë se kush e ka përkrahjen reale dhe kush ka mbetur vetëm me fjalë”, tha Taravari.

Ai shtoi se funksionarët e larguar nuk janë më përfaqësues të ASH-së dhe nuk mund të rikthehen në radhët e saj. Lidhur me përgatitjet për zgjedhje, Taravari tha se koalicioni AKI është i konsoliduar dhe nuk ka nevojë për marrëveshje të reja.

“Ne i kemi kandidatët, i kemi listat, e kemi strukturën. Këto janë zgjedhje lokale dhe qytetari voton për personin, për karakterin dhe angazhimin. Kandidatët tanë janë dinjitozë dhe do të marrin mbështetjen që meritojnë”, deklaroi ai.

Taravari përmendi edhe procesin e mëhershëm të negociatave me ish-Frontin Evropian, duke theksuar se marrëveshjet me BDI-në janë arritur shpejt dhe pa ngërçe.

“Me z. Ali Ahmeti kemi biseduar për një orë dhe i kemi mbyllur të gjitha. Edhe grupet e punës kanë pasur vetëm dy-tre takime. Kemi bërë kompromise të balancuara për të gjitha partitë brenda AKI-së”, tha ai.

Admin01

Recent Posts

Taravari: Epërsia e AKI ndaj VLEN do të jetë mbi dy me një

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të…

1 hour ago

Arben Taravari: Të gjithë ecim të bindur drejt Fitores së Tetorit!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një postim në rrjetin social facebook, ka…

1 hour ago

Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së

Në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetari i katërt i partisë, Flakron Bexheti.…

2 hours ago

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas…

6 hours ago

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë historike që mbështet krijimin…

6 hours ago

Niko Peleshi zgjedhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi ishte sugjerimi i Edi Ramës…

6 hours ago