Taravari: Nuk heqim dorë nga ligji për shtetësi

e postuar më at 20:36
67 0

Koalicioni ASH-AA këmbëngul se nuk do të lëshoj pe sa i përket ligjit për shtetësi. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptartët Arben Taravari në debatin e mbrëmshëm Argument në TVM2, theksoi se janë të habitur me faktin që një nismë të tillë të opozitës shqiptare nuk po përkrahet fuqishëm nga partitë shqiptare në pushtet.

“Në qoftë se VMRO, E majta, LSDM vazhdojnë kështu edhe ne vazhdojmë me një lloj opozitarizmi ndryshe, të cilin e kërkojshin prej neve shumica e njerëzve. Ja aksion ku keni, çdo ditë prodhojmë amendamente. Sot më duket se kanë dërguar 12 mijë amendamente dhe kështu do të vazhdojmë deri sa të ulen të arsyetojnë pse nuk kalon ky ligj. Ose të gjejmë mënyrë të përbashkët, ta bëjmë një ligj korrekt i cili do të ishte i kapshëm për të gjitha palët. Por deri atëherë ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi ose të abstenojmë.”, tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptartët Arben Taravari.

Dullovi: Nevojitet inicimi i tryezës së përbashkët

Gazetari Lirim Dullovi u shpreh se opozita duhet të shkojë deri në fund me kërkesën për ligjin e shtetësisë. Sipas tij, asgjë nuk mund të jetë më e rëndësishme se shtetësia e personave të cilët kanë lindur dhe jetojnë këtu. Ai apeloi që partitë shqiptare të tregohen konstruktive dhe të shfrytëzojnë momentin me numrin e madh të deputetëve që kanë.

“Pse gjithë këto të jenë më të rëndësishme se ligji për shtetësi? Ti nëse kërkon konstruktivtet nga opozita mirë, por afrohu edhe ti ku është konstuktiviteti, jo si shumicë në rastin konkret. Ne nuk po e dijmë pse nuk respektohen konventat e Kombeve të Bashkuara. Ne nuk po e kuptojmë momentin historik, kemi numër më të madh të deputetëve shqiptar. Këtu mungon pjekuria politike nga të gjitha partitë. Hajde të ulemi tash, më duket se është koha më e përshtatshme për tu inicuar tryeza e partive shqiptare.”, tha Lirim Dullovi, gazetar.

Selmani: Ligjet në RMV diskriminojnë shqiptarët

Profesori universitar Bashkim Selmani u shpreh se për çështje të tilla nevojitet koordinim në mes partive shqiptare. Madje, ai thotë se ekzistojnë edhe shumë ligje tjera për të cilat duhet të ngrihet zëri.

“Njohja e autoktonisë nuk njihet. E dyta ka të bëjë me çështjet e problemeve financiare, sa japim nuk marrim nga shteti. Decentralizimi, ju e shihni sa ndërtime bëhen. Domethënë të gjitha ligjet që janë sjell në Maqedoni deri tash, një pjesë në mes të neve dijnë ta bëjnë një element që na kufizon neve dhe kjo ndodh vetëm nëpërmjet mjeshtrisë ligjore.”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.

Sa i përket zgjerimit të qeverisë Taravari u shpreh se më tepër ka gjasa të formohet një shumicë e re parlamentare se sa zgjerimi i qeverisë. Gjithashtu Taravari u shpreh se ka gjasa që së bashku me zgjedhjet lokale të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

nga kategoria

Arrestohen tre persona nga Gostivari

Posted by - 26/03/2021 0
Mbrëmjen e djeshme (25-mars) rreth orës 21:15, në rrugën ,,Beliçica“ në Gostivar, efektivët e policisë nga SPB Tetovë, Departamenti i…