Taravari ngjall shpresën e shqiptarëve, mbështetje e madhe për zgjedhjen në krye të ASH-së

e postuar më at 17/09/2022
54 0

Me mijëra qytetarë shqiptarë nga çdo qytet i vendit kanë uruar zgjedhjen e Arben Taravari në krye të ASH-së.

Kjo parti sot mbajti Kuvendin Qendror nga ku Taravari u zgjodh u.d kryetar deri në mbajtjen e Kongesit partiak me 12 dhjetor.

“Me rëndësi të jashtëzakonshme për ne është që nga ky Kuvend dhe mbas një debati të gjatë, dolëm të bashkuar dhe të unifikuar. Të gjithë deputetët dhe kryetarët e komunave së bashku me liderin e ASh-së, vazhdojmë më tutje dhe shpresojmë që të vazhdojmë të jemi shpresa e shqiptarëve për të bërë ndryshimin”, deklaroi Arben Taravari, U.D Kryetar i ASh-së menjëherë pas zgjedhjes.

Taravari tregoi edhe se çka do të bëjë në periudhën në vijim për të përmirësuar gjendjen e partisë.

“Ne do të vazhdojmë se bashku me z. Sela gjithkund në terren ku kemi degët dhe jemi të organizuar, të kthejmë njerëz të caktuar të cilët kanë abstenuar, të sjellim njerëz të rinj që tregojnë interes për të qenë së bashku me ne dhe shpresoj të dalim më të fortë nga kjo gjendje ku u gjendëm për fat të keq në zgjedhjet lokale në Tetovë”, pohoi Arben Taravari, U.D Kryetar I ASh-së.

Ndryshe, në rrjetet sociale mund të lexohen urime nga më të ndryshe, ndër to edhe se zgjedhja e Taravarit në krye të ASH-së kthenë shpresën te populli shqiptarë në RMV.

Mesin e urimeve gjenden nga qytetarë të thjeshtë e deri te intelektualë të profileve të ndryshme.

Disa prej komenteve ua sjellim në vazhdim:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02UyssfK9GDGJQv1yR8vuEnkJcNDFS4gNEokw5H32MnWPQsKMYLasvKEPZobHm2r98l&id=735369671

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0FKtR2nhq7F9J8kijC6uQDS537N1w54CPH281ZhC2VLudkn6BXDesL6qFjsChuL6hl&id=100006975004694

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0eyTTg6RNVzzkSyycyzCyk7iMAV7WHnLvir9Vhbwo7L3nRTccozb9j6fn6R9Mk8dol&id=100044411046937

J X

nga kategoria

pg slot