Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar se pesë pacientët e shtruar në spitalet e Selanikut janë në gjendje stabile.
Në orët e hershme të mëngjesit, Taravari, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, dhe Dr. Ilir Velën, vizituan spitalet “G. Papanikolaou General Hospital” dhe Spitalin Ushtarak në Selanik për të parë nga afër situatën e pacientëve. “Falënderoj kolegët tanë në Selanik, popullin dhe qeverinë greke për përkushtimin dhe ndihmën e tyre”, u shpreh ministri Taravari.
Ai gjithashtu siguroi se qytetarët do të mbahen të informuar për gjendjen e pacientëve të tjerë.