Sot në vendin e quajtur Sharra të Rekës së Epërme, mbahet manifestimi qendror “Takimet e Rekës së Epërme”, të organizuara nga Shoqata Kulturore “Reka e Epërme”.
Në mesin e mysafirëve është edhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari
“Kënaqësi të merrja pjesë në një festë fantastike me program mbresëlënës ku interpretohen këngë, lojra tradicionale dhe kultivohen zakonet shqiptare siç është dasma autentike e Rekës së Epërme.
Në fjalimin tim, theksova se banorët e kësaj ane janë shpërndarë në vende të ndryshme, por prapëseprapë pjesa dërmuese e tyre janë në qytetin e Gostivarit. Është kënaqësi t’i keshë bashkqytetarë këta njerëz fisnikë e intelektual që i dhuruan shumë qytetit tonë, por edhe kombit në përgjithësi në kulturë, traditë e trimëri.- thekson Taravari.https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0DuBHQEaSVeRjc4uLkVm2MPALqqd6ZMGRZ2Fa13GCJAbm2E2a2a63UT8RWZdQdAB7l/?mibextid=5eVWNK