Categories: LajmePolitika

Taravari nga Gostivari: Aleanca për Shqiptarët do të rikthehet si faktor kyç politik në vend

Në një tubim të madh partiak të mbajtur në Gostivar me struktura partiake, simpatizantë dhe qytetarë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur vendosmërinë për një rikthim të fuqishëm politik dhe për ndërtimin e një gjenerate të re udhëheqëse shqiptare.

Në një fjalim të mbushur me emocione dhe kritika ndaj gjendjes aktuale politike dhe qeverisëse, Taravari përmendi me mirënjohje tre bashkëpunëtorët e tij më të afërt: Sadik Sulejmanin, Riat Shaqirin dhe Halil Snopçen, për të cilët tha se: “e mbajtën Aleancën të fortë në periudhën më të vështirë”.

“Ne ishim të vetmit që vendosëm të mos bëhemi pjesë e një pazari politik pa vizion dhe pa plan për të ardhmen. Kishim rezultate të rëndësishme nga zgjedhjet, por nuk u bëmë pjesë e një marrëveshjeje që mashtroi shqiptarët për integrime dhe reforma që nuk ndodhën kurrë,” – theksoi Taravari, përcjell PressOnline.al

Ai akuzoi qeverinë aktuale dhe përfaqësuesit shqiptarë në të, për dështim në të gjitha sferat: decentralizim, luftë kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik dhe punësim.

“Na u premtuan 20 mijë vende pune. Sot, në realitet, nuk janë punësuar as 1000 shqiptarë. Administrata publike është mbushur me njerëz të partive maqedonase, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të mbeten të papërfaqësuar,” – u shpreh Taravari.

Ai tha se investimet ekonomike dhe kreditë e buta po ndahen padrejtësisht, pa përfshirjen e bizneseve shqiptare:

“Nga 200 kompani që përfituan nga një kredi e marrë në Hungari, asnjë nuk ishte shqiptare. Është e papranueshme!”
Duke komentuar ristrukturimin e partisë dhe kandidaturat e reja për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët do të promovojë një gjeneratë të re politike dhe se: “nuk ka ndërmend të garojë për pozita publike personale”.

“Nuk jemi këtu për të qenë hizmeqarë të askujt – as të Zaevit, as të Mickoskit. Jemi këtu për të përfaqësuar shqiptarët me dinjitet dhe për të ndërtuar një front të përbashkët politik shqiptar,” – tha ai, përcjell PressOnline.al

Taravari i bëri thirrje shqiptarëve që të mos ndahen në fraksione dhe të bashkohen rreth një platforme të përbashkët, duke paralajmëruar një rikthim të fuqishëm të Aleancës për Shqiptarët në skenën politike.

“Na presin zgjedhje vendimtare. Nëse bashkohemi të gjithë, nuk ka asnjë dyshim se do të jemi faktori kryesor politik shqiptar në vend. Kjo është një mundësi historike që nuk duhet ta humbasim,” – përfundoi Taravari, mes duartrokitjeve të të pranishmëve në sallë. (PressOnline.al)

Admin01

Recent Posts

Huzeir Mustafi: Vazhdon nënçmimi i shqiptarëve në Kumanovë, për një periudhë të shkurtër bekatonizohen 29 rrugë, asnjë në lagjet shqiptare!

Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzerir Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj…

1 hour ago

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” me donacion të ri për Komunën e Pustecit

Në drejtim të prioriteteve të veta programore për zhvillim rajonal të qëndrueshëm, perspektivë evropiane për…

2 hours ago

Regjistrohet tërmet në Maqedoni, ja ku ishte epiqendra

Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni,…

2 hours ago

Nazim Taipi: Sharjet e Bilall Kasamit janë shfaqe e frikës, unë vij te ju me ide dhe projekte konkrete

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi përmes një postimi ka reaguar ndaj sharjeve…

3 hours ago

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin…

4 hours ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

6 hours ago