Smart News

Taravari: Nesër vendosim për hapat e ardhshëm të ASH-së se si vazhdojmë tutje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka folur për situatën aktuale brenda koalicionit VLEN dhe për hapat që do të ndërmarrë partia e tij në vazhdim, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve lokale.

“Në këto tre-katër ditë kemi pasur dy ose tre takime me liderët e VLEN-it. Edhe dje kemi qenë në një takim të përbashkët,” tha Taravari për mediat.

Ai theksoi se nesër është planifikuar mbledhja e kryesisë qëndrore të ASH-së, ku do të merret vendimi për drejtimin që do të ndjekë partia në vazhdim.

“Nesër kemi mbledhjen e kryesisë qendrore ku do të vendosim si do të vazhdojmë më tutje,” shtoi ai.

Taravari mohoi të ketë bisedime me BDI-në, ndërsa shtoi se në tavolinën e opsioneve për ASh-në tha se janë dy: shkuarja vetë në zgjedhje dhe vazhdimi i koalicionit me VLEN.

ASH është njëra nga partitë kryesore që përbëjnë koalicionin VLEN, i cili ka garuar si bllok i përbashkët në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Exit mobile version