Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për TV Globi në lidhje me ndryshimet kushtetuese u shpreh se nëse nuk votohet ndryshimet kushtetuese, vendi do të shkojë në krizë të thellë politike.
“Në qoftë se nuk ndodhin ndryshime kushtetuese, Maqedonia do të hyjë në krizë të thellë politike. Këtë e kam thënë para shumë muajsh, para hyrjes sonë në Qeveri dhe do të jemi në situatë shumë të rëndë politike nëse shkëputemi prej Shqipërisë drejt BE-së”, u shpreh Taravari.
Taravari shtoi se do të ishte zhgënjim i madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dështon përmbushja e kushtit që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë dhe të hapet rruga drejt BE-së.
“Shumë rryma të huaja do të fryjnë në Maqedoninë e Veriut nëse dështojmë të nisim negociatat me Bashkimin Evropian”, u shpreh Taravari./