Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Win Win” në TV Telma, u shpreh se duhet të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe të nisë bisedimet me Bashkimin e Evropian.
“Duhet të ndodhin ndryshimet kushtetuese që janë kusht për fillimin e bisedimeve me BE-në, dhe Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet me BE-në”, bashkë me Shqipërinë”, u shpreh Taravari.
Sipas Taravarit, secila parti politike duhet të japë kontribut maksimal në lidhje me integrimet evropiane dhe se dështimi i ndryshimeve kushtetuese do të ishte fatale për vendin.
Në lidhje me sulmet e partisë së Mickoskit ndaj BDI-së, kreu i ASH-së, u shpreh se dy partitë politike po bëjnë fushatë me njëra-tjetrën, praktikë që ka ndodhur edhe më herët para zgjedhjeve kur këto dy parti politike sulmoheshin dhe në fund përfundonin në qeveri.
“Analiza jonë është se po bëhet PR fushatë mes BDI-së dhe VMRO-së. Nga e gjithë rëmuja që ndodhi, më shumë përfitoi BDI, dhe VMRO, praktikisht punon për BDI-në”, u shpreh Taravari.