Smart News

Taravari në Twiter: Lista e aktorëve të korruptuar është e gjatë, lista e zezë amerikane duhet të vazhdojë të rritet

Ne një prononcim në Twiter, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me prononcimin e Ambasadores së ShBA-ve për futjen në Listën e Zezë amerikane të biznesmenit Jordan Kamçev.

”E përshëndes prononcimin e djeshëm publik të Qeverisë së SHBA-ve në lidhje me aktet korruptive dhe veprat penale të Orce Kamçevit.
Lista e aktorëve të korruptuar të njohur nga publiku vendor, e që janë aktivë në të gjitha sferat e pushtetit, është ende më e gjatë. Andaj, lista e SHBA-ve që i përcakton ata me emër dhe me mbiemër, duhet të vazhdojë të rritet në mënyrë që institucionet e Maqedonisë së Veriut të detyrohen të sigurojnë që aktorët e korruptuar të japin llogari.”shkruan Taravari https://twitter.com/taravariarben/status/1682063693465501697?s=46&t=zFBmQy8BUwdL8vKDafePCg

Exit mobile version