Smart News

Taravari në takim me shoqatën “Torbeshët e Bashkuar” nga Struga: Torbeshët duhet të jenë pjesë e Preambulës së Kushtetutës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga lidrët e koalicionit VLEN, Arben Taravari sot realizoi takime me përfaqësuesit e shoqatës “Torbeshët e Bashkuar” nga Struga.

Në takim u bisedua për statusin final të Torbeshëve si bashkësi e veçantë etnike në RMV, në veçanti për procesin për njohjen e tyre formale në të Drejtën Kushtetuese në RMV , sipas potencialit për ndryshimet në Kushtetutën e RMV-së, në pjesën e Preambulës.

“Nëse merren parasysh të dhënat zyrtare nga realizimi i fundit i regjistrimi të popllatës dhe amvisërive në shtetin tonë, si Torbesh janë deklaruar 7000,00 qytetarë, që paraqet arsye të qartë për dëshirën e këtyre banorëve për vetëvendosje si bashkësi e veçantë etnike e cila meriton vend të veçantë sikurse grupet e tjera nacionale dhe etnike në Preambulën e Kushtetutës së RMV-së. Rendi kushtetues në shtetin tonë, në veçanti ndryshimet te i njëjti dalë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, për realizim të çdo të drejte të qytetarëve, pos ndjesisë personale të përkatësisë të grupit nacional ose etnik, kushtëzon edhe për njohje formale të saj”, shprehet Taravari.

Për këto arsye, Taravari thekson se edhe Torbeshët (deri më tani formalisht të trajtuar si qytetarë të rendit të dytë) të jenë pjesë edhe e Preambulës së Kushtetutës, me çka këtyre banorëve do tu mundësohet inkluzivitet i plotë në sistem, si lojal, njerëz me vlera dhe të aftë, me mundësi që në mënyrë të barabartë ti realizojnë edhe të drejtat e tyre për jetë, punë, shkollim dhe etj., sipas realizimit të principit për diskriminim pozitiv.

“Për shkak të sipër theksuar koalicioni VLEN, tregoi qëndrim të qartë se i mbështet Torbeshët në këtë kërkesë, dhe merr publikisht obligim se për ndonjë ndryshim eventual të Preambulës së Kushtetutës të RMV-së, do të punojë që pos bashkësive të tjera, edhe Torbeshët të jenë pjesë e Kushtetutës së RMV-së, pi pjesë e veçantë taksative e theksuar si bashkësi etnike”, shprehet Taravari.

Exit mobile version