Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para pak çastesh ka pritur në takim në Prishtinë kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe kandidatin për president të Maqedonisë së Veriut nga koalicioni opozitar VLEN, Arben Taravarin në shoqërim të Feta Halimit, që në opinion njihet ndryshe si personi që shpëtoi jetën Ziadin Selës në ngjarjet tragjike të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend e RMV-së.
Një fotografi nga Prishtina sapo e ndau Arben Taravari, bashkë me njoftim se ndodhet në Prishtinë për një takim shqiptarësh me simbolikë të Madhe!
“Me Ilir Xhaferrin pasardhësin e Arbën Xhaferrit, me Feta Halimin, trim mbi trima dhe besnik, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili është Mbështetës i Kauzës Tonë, Insipirues dhe Shembull i Lëvizjeve të Mëdha!
NDRYSHIMI FILLOI!”, përfundon Taravari.