Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në ShBA, Arben Taravari, kryetar i ASh ka pasur një takim me Jake Pawlak, zv/kryetar të Pitsburgut.
Gjithashtu Taravari ka realizuar edhe takime të tjera të rëndësishme me udhëheqësit e qeverisjes lokale me të cilët kanë folur për praktikat më të mira të aplikuara nga pushteti vendor në SHBA për partneritetet publiko-privat për përmirësimin e kapaciteteve, ndërsa është theksuar se ka vend për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me këto qytete.
Ndryshe, Pitaburgh është qyteti më i rëndësishëm në Shtetin e Pensilvanisë, ShBA, i cili numëron mbi 300 mijë banorë.
Kreu i ASH-së, Arben Taravari i cili ndodhet për vizitë pune me ftesë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka pasur takime të rëndësishme me funksionarë amerikanë të Departamentit të Shtetit.
Ndryshe, kjo është vizita e dytë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në SHBA për 3 muaj