Kryetari i ASH-së Arben Taravari ka dematuar lajmin që po qarkullon në disa media se partia që ai drejton ka hequr dorë nga heqja e 20 %-shit.
“Këtë periudhë qarkullon nëpër rrjetet sociale një hamendësim se Aleanca për Shqiptarët është tërhequr disi nga kauza e saj për heqjen e 20%-it. Dua të deklaroj për të evituar çfarëdo lloj keqkuptimi apo supozimi se partia jonë e ka pasur prioritet dhe qëllim këtë ndryshim prej vitit 2018, dhe është krejt absurde të mendohet se kemi ndryshuar mendje!”, sqaron Taravari.
Ai thotë se do kërkojnë deri në fund dhe me çdo mekanizëm demokratik mbrojtjen e emrit të partisë së tyre.
“Ne jemi Aleanca për SHQIPTARËT dhe është paradoksale të heqim dorë nga stigmatizimi i emrit tonë. Shqiptarët nuk janë numra e as përqindje! Do kërkojmë deri në fund dhe me çdo mekanizëm demokratik mbrojtjen e Emrit Tonë! Ne nuk jemi 20%! Jemi 100% Shqiptarë!”, shkrun më tej kryetari i ASH-së, Arben Taravari.