Taravari në mbrojtje të kolegëve shqiptarë: Mesin tonë nuk ka kundërshtarë politikë

e postuar më at 20:48
89 0

Sekretari i Përgithshëm i ASH-së dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari si asnjë politikanë tjetër shqiptarë në RMV, sonte mbrojti të gjithë kolegët e tij nga subjektet politike shqiptare në vend, shkruan Smart News TV.

Në emisionin “Vin Vin” në Tv Telma, ku drejtuesja Olivera Trajkovska disa herë provokonte mbi marrdhëdhëniet mes politkanëve shqiptarë në vend dhe nga rajoni, Taravari nuk i la hapësirë në asnjë moment për të vazhduar me kritika.

Pyetja e parë ishte rreth “kundërshtarëve shqiptarë” të koalicionit ASH-AAA, ku Taravari e përmirësoi duke iu përgjigjur:

“Ne nuk kemi mesin tonë kundështarë shqiptarë, por kemi oponent politikë me të cilët garojmë. Kurrë s’kemi thënë e as do të dëgjoni të themi “kundërshtar””, theksoi Arben Taravari, Sekretarë i ASH-së.

Pyetja e radhës që Taravari sërish nuk e ka Trajkovskën të nxjerr imazh negativ, ishte për Artan Grubin si zv.kryeministër i parë, i cili së fundmi qendori në Kosovë dhe Tiranë për të kërkuar mbështetje për regjistrim të diasporës shqiptare të RMV-së.

“Nuk shoh asgjë të keqe nga ajo që e bën Grubi. Nuk e di pse duhet të duket se dikush nga Kosova apo Shqipëria po përziheshka në punët tona të brendshme në shtet. Edhe Vuçiq ose Borisov mund ta bëjnë një gjë të tillë sikurse e bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”, u përgjigj Taravari.

I pyetur se si i duket roli i Bujar Osmanit si Ministër i Jashtë, i cili sipas Trajkovskës nuk është dashur gjatë vizitës në Spanjë të kërkon nga Madridi zyrtarë njohjen e Kosovës, Taravari doli në mbrojtje edhe të kolegut Osmani nga BDI:

“Është shumë legjitime, kushdo që të ishte do ta bënte. Ai e tha një fjalë atje për Kosovën dhe këtu te ne u bënë me dhjetëra lajme negative për këtë gjest, s’e kuptoj”, tha më tej Taravari. Smart News TV

 

nga kategoria