Categories: LajmePolitika

Taravari në Konferencën Botërore Konservatore CPAC: Shqiptarët përfaqësohen në një nga forumet më me ndikim global

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, po merr pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme politike dhe ideologjike në skenën ndërkombëtare – Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Washington D.C., të organizuar nga lëvizja globale Freedom First Movement, e cila promovon liritë individuale dhe vlerat konservatore në mbarë botën.

Në panelin fillestar, fjalë mbajti, zonj. Christi Noem, sekretare e sigurisë kombëtare.

Në kuadër të kësaj vizite, Taravari zhvilloi takim me Mercedes Schlapp, ish-Drejtore për Komunikime Strategjike në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Trump dhe një nga figurat më me ndikim në kampin konservator amerikan.

Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, me fokus të veçantë në Maqedoninë e Veriut, si dhe për mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në mbrojtjen e vlerave demokratike, lirisë dhe përfaqësimit të denjë të komuniteteve.

Pjesëmarrja e Taravarit në këtë forum është një dëshmi e ambicies ndërkombëtare të lidershipit të Aleancës për Shqiptarët, si dhe një sinjal i qartë se zëri politik shqiptar po hyn në agjendat globale të ndikimit.

Në kuadër të konferencës, Taravari do të marrë pjesë në një sërë panelesh të profilit të lartë përkrah senatorëve amerikanë, zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, ish-kryeministrave të vendeve të Ballkanit dhe përfaqësuesve të organizatave që luftojnë në vijën e parë kundër trafikimit të qenieve njerëzore – një nga plagët më të rënda globale të kohës moderne.

Ky samit global mbledh liderë shtetërorë, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, organizata ndërkombëtare dhe aktivistë të të drejtave të njeriut për të diskutuar sfidat globale dhe veprimet konkrete në luftën kundër krimeve të rënda, veçanërisht trafikimit të njerëzve.

Pjesëmarrja e Taravarit përfaqëson jo vetëm angazhimin personal të tij në çështjet e të drejtave të njeriut, por edhe përkushtimin e ASH për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të sigurt dhe me institucione funksionale e të përgjegjshme.

Gjatë qëndrimit në SHBA, lideri i ASH-së pritet të zhvillojë një sërë takimesh me senatorë, kongresistë, figura publike dhe përfaqësues të shoqërisë civile amerikane, me qëllim ngritjen e profilit ndërkombëtar të çështjes shqiptare dhe avancimin e bashkëpunimeve strategjike.

Admin01

Recent Posts

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

4 minutes ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

4 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

4 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

5 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

5 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

6 hours ago